Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Peter 1

:
Albanian - DHRGKK72
1 Symeon Pietri shërbëtori edhe apostulli i Iesu Krishtit, mb’ata qi kanë marrë me shortë besë si nji nji mbë nderë me ne ndë dreitënit Perëndisë t’onë, edhe Shëlbyesit Iesu Krishtit:
2 hir edhe paqtim u shumoftë mbë ju me anë ngjofëmesë Perëndisë, edhe Iesuit Zotit t’ynë.
3 Sikurse fuqia e ati e hyjënueshimeja na fali gjith’ato qi duhenë për jetë e për besë mirë me anë ngjofëmes’ ati qi na gërshiti ndë laft e ndë punë mirë,
4 qi prei atyneve u falnë mbë ne mëdhatë edhe nderëshimetë zotueme, qi bahi prei këtyneve piestarët’ e natyrësë hyjënueshime, tue ikunë prei prishëjesë qi ashtë ndë botët me anë dëshërimit.
5 Edhe për këte punë nxitoni me math, e vini punën’ e mirë ndë besët tuei, e ditëmitë ndë punët mirë,
6 e përmbaitëmen’ e vetëhesë, ndë ditëmitë, e duriminë ndë përmbaitëmen’ e vetëhesë, e besën’ e mirë ndë durimt,
7 e dashunin’ e vëllazënisë ndë besët mirë, e dashuninë ndë dashunit vëllazënisë.
8 Sepse kur janë këto ndër ju, edhe shtohenë, nuk’ u lanë juve pa punë e pa pemë mbë ngjofëmen’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
9 Sepse ai qi s’i ka këto, asht’ i verbët’ e dritë-shkurtën, edhe ka harruem pastrimin’ e fajevet veta vietëravet.
10 Përandai, o vëllazën, nxitoni siguroni gërshitëmen’ edhe sgjedhëmenë tuei, sepse tue bamë këto, nukë do fëjeni kurrë.
11 Sepse kështu do t’u hapetë shumë udha e hymesë ndë mbëretënit pasosëme Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
12 Përandai s’do purtoj me u prumë ndër mend juve përherë këto, ndonëse i dini, e jeni forcuem ndë këte vërtetë.
13 Por unë kuitoj se ashtë me udhë, deri sa jemi ndë këte tendë, t’u ngacëmoj juve tue ua prumë ndër mend,
14 sepse e dij, se për shpeiti kam me hedhunë tej këte tendënë t’eme, sikurse edhe Zoti ynë Iesu Krishti ma diftoi.
15 Por do nxitoj qi mundeni me i kujtuem ato edhe mbas vdekësë s’eme.
16 Sepse nuk’ ua bamë juve me e marrë vesht fuqin’ edhe t’ardhëmen’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit tue votunë mbrapa përrallavet ndrequna me mieshtri, por e kemi pamë me sy madhënin’ e ati.
17 Sepse muer nder e laft prei Perëndisë Atit, kur erdhi mb’ate nji i tillë zani prei laftit madhënueshim: “Kyi ashtë Biri em i dashuni, qi pëlqeva mb’ate”.
18 Edhe këte za na e ndëgjuem se erdhi prei qielli, kur ishim bashkë me atë te mali shenjt.
19 Edhe kemi ma vërtetueshime fjalën’ e profezisë, mb’ate bani mirë me vumë vesh, porsi mbë kandile qi ndrit ndë vend t’errëtë, deri sa sbardhi dita, e lejë ylli i dritësë ndë zemërat tueja;
20 tue ditunë këte përpara, se qish-do profezi shkronje nukë sgjidhetë prei vetiu.
21 Sepse s’erdhi ndonji herë profezi prei dashunimit nieriut, por shenjtënueshimitë nierëzit’ e Perëndisë folnë shtymë prei Shpirtit Shenjt.